Rast i rëndë në Shqipëri: 28 vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga ballkoni i katit të pestë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në Elbasan, ku një 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës. Sipas informacioneve paraprake, e reja me iniciale K.Z., është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se shkak për këtë akt…

Lajme

04/02/2025 13:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në Elbasan, ku një 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, e reja me iniciale K.Z., është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se shkak për këtë akt të 28-vjeçares, dyshohet gjendja e depresionit.

Burime bëjnë me dije se ajo ishte e martuar dhe me fëmijë. Po ashtu, mësohet se ajo punonte në pavionin e neurologjisë në Spitalin e Elbasanit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.