Rashica zbarkon në vendlindje, i gatshëm për Kosovën
Pas një sezoni të shkëlqyer në Bundesligë me Werder Bremen, Milot Rashica ka mbërritur në Kosovë.
Sport
Djaloshi i Artë përmbylli sezonin me 9 gola në Bundesligë, tetë prej tyre erdhën në pjesën pranverore të sezonit.
Pasi mbylli në mënyrën më të mirë sezonin 2018/2019, tani është koha që Rashica të njëjtën formë ta sjellë edhe te Kosova.
22 vjeçari ka mbërritur në vendlindjen e tij në Vushtrri, para se të nis grumbullimin te Kombëtarja e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Lojtari ka postuar një Instastory në Instagram, për të konfirmuar qëndrimin në Vushtrri./Lajmi.net/