Rashica: Kjo i mungon Kosovës për kualifikim në një Botëror
Milot Rashica ka analizuar problemet te skuadra e Kosovës.
Sport
Milot Rashica ishte i pranishëm në Supersport, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga Prishtina, ku ishte i grumbulluar me kombëtaren.
Kosova do të luajë një ndeshje miqësore me Letoninë, të hënën e 13 nëntorit dhe sulmuesi është në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë.
“Luajtëm për herë të parë në eliminatore, por mungesa e eksperiencës bëri që ta mbyllim edicionin me vetëm 1 pikë, pavarësisht se në fushën e lojës dhamë shumë më tepër. Në këtë miqësore do të kërkojmë të fitojmë, pasi përveç lojës duhet të marrim edhe rezultate”, tha Rashica.
Milot Rashica luajti fillimisht për kombëtaren shqiptare U-21 dhe u ftua edhe nga De Biasi në grumbullimin para evropianit, por nuk u mor në Francë. më pas ai vendosi të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, e cila ishte pranuar rishtazi në FIFA dhe UEFA.