Rashica debuton, formacionet zyrtare të ndeshjes mes Norwichit dhe Liverpoolit

Sot përballen Norwichi dhe Liverpooli.

Sport

14/08/2021 17:36

Norwichi dhe Liverpooli do të përballen sot nga ora 18:30, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Norwichit synon të bëjë befasinë sot dhe të ndal të paktën një pikë nga kjo ndeshje.

Për vendasit do të debutoj në këtë ndeshje Milot Rashica.

Rashica kaloi te klubi anglez gjatë verës nga Werder Bremen.

Në anën tjetër Liverpooli dëshiron të nisë mbarë sezonin e ri.

Synimi i “The Reds” këtë sezon do të jetë të rikthejnë titllun e Premier Ligës, e për këtë i duhet të zhvillojnë një kampionat fantastik.

Formacioni i Norwichit: Krul, Hanely, Gibson, Aarons, Giannoulis, Gilmour, Lees-Melou, Rupp, Cantwell, Pukki, Rashica

Formacioni i Liverpoolit: Alisson, Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas, Oxlad-Chamberlain, Milner, Keita, Mane, Salah, Jota /Lajmi.net/