Rashford i lumtur që ka luajtur përkrah Ronaldos: Ai është një nga idhujt e mi

Ylli i Man United, Marcus Rashford ka folur në lidhje me Cristiano Ronaldon. Ronaldo nuk do jetë më pjesë e ekipit të ‘Djajve të Kuq’, pasi klubi ia shkëputi kontratën atij, pas intervistës së bujshme me Piers Morgan. Së fundmi lidhur me yllin portugez, ka folur anglezi Marcus Rashford duke e cilësuar atë si një…

Sport

28/11/2022 10:10

Ylli i Man United, Marcus Rashford ka folur në lidhje me Cristiano Ronaldon.

Ronaldo nuk do jetë më pjesë e ekipit të ‘Djajve të Kuq’, pasi klubi ia shkëputi kontratën atij, pas intervistës së bujshme me Piers Morgan.

Së fundmi lidhur me yllin portugez, ka folur anglezi Marcus Rashford duke e cilësuar atë si një nga idhujt.

Gjithashtu u shpreh i lumtur që ka luajtur përkrah tij.

“Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme të luaja me Cristiano Ronaldon. Ai është padyshim një nga idhujt e mi dhe dikush të cilin e kam parë gjithmonë. Kështu që marrja e mundësisë për të luajtur me të është e mrekullueshme dhe do ta marr me vete dhe është diçka që mund ta mbaj përgjithmonë. I uroj atij mirë. Natyrisht ne duam ta falënderojmë për gjërat që ka bërë për Manchester United dhe t’i urojmë më të mirat në pjesën tjetër të karrierës së tij”, ishin fjalët e Rashford.

Pas shkëputjes së kontratës klubi arab, Al-Nassr kërkon të marrë shërbimet e portugezit./Lajmi.net/