‘Rapunzel-i i botës reale’ vjen nga Siberia dhe i ka flokët 1.5 metra të gjatë
Daria thotë se i duhen dhjetë minuta për të krehur flokët e saj dhe se një pako shampo i zgjat vetëm pak më shumë se një muaj.
Fun
Daria është një vajzë nga Siberia, e cila më parë ishte shumë e zakonshme, derisa nisi të rrisë flokët që tashmë kanë arritur gjatësi të pazakontë.
Ajo njihet tani si “Rapunzel-i rus”, duke iu referuar përrallës së vajzës që lëshonte flokët e saj të pamasë nga dritarja e kështjellës.
Megjithse flokët e saj janë tashmë 1.5 metër të gjatë, Daria thote se kur ishte adoleshente preferonte flokët e shkurtër.
Por në një debat xhelozie një shoqe e sfidoi atë se nuk do të mund të rriste kurrë flokët e saj. Prandaj Daria vuri bast me shoqen e saj dhe tani disa vjet më vonë ja ku është, e kthyer në rapunzelin rus, me flokë aq të gjatë sa që për t’u kujdesur per to duhet ta ndihmoje bija e saj.
Gruaja ka fituar shumë popullaritet në rrjet me mijëra ndjekës të peripecive të saj “të leshta”, dhe stileve me të cilat modelon flokët.
Daria thotë se i duhen dhjetë minuta për të krehur flokët e saj dhe se një pako shampo i zgjat vetëm pak më shumë se një muaj.
Por ajo thotë se do të vazhdojë aventurën derisa flokët t’i arrijnë te gishtat e këmbës, edhe pse duket ende larg. /Lajmi.net/