Raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon, rizgjidhet në Parlamentin Evropian

Eurodeputetja dhe raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka arritur të rizgjidhet në Parlamentin Evropian, në zgjedhjet që kanë përfunduar të dielën.

Bota

27/05/2019 13:19

Kjo është bërë e ditur nga vet Fajon në një postim në Facebook.

Fajon ka falënderuar për mbështetjen miqtë, votuesit dhe Partinë Socialdemokrate derisa ka shtuar se kanë ende shumë energji për të punuar.

“Pas premtimeve është koha të punojmë dhe jam e sigurt që ne kemi ende shumë energji dhe vendosmëri. Zëri juaj është përgjegjësi që të ecim përpara së bashku”, ka shkruar Fajon. /Lajmi.net/