Raportohet se Ronaldo po kërkon shkarkimin e Piolit nga pozita e trajnerit tek Al Nassr

Stefano Pioli pritet të bëhet shumë shpejt trajneri i katërt që largohet nga drejtimi i klubit të Al Nassr që kur Cristiano Ronaldo iu bashkua skuadrës saudite dhe vetë portugezi është përsëri shkaku. Mediat italiane bëjnë të ditur se marrëdhënia e teknikut italian me portugezin thuajse nuk ekziston më, si pasojë e rezultateve që nuk…

Sport

29/03/2025 22:27

Stefano Pioli pritet të bëhet shumë shpejt trajneri i katërt që largohet nga drejtimi i klubit të Al Nassr që kur Cristiano Ronaldo iu bashkua skuadrës saudite dhe vetë portugezi është përsëri shkaku.

Mediat italiane bëjnë të ditur se marrëdhënia e teknikut italian me portugezin thuajse nuk ekziston më, si pasojë e rezultateve që nuk vijnë apo edhe lojës.

Seria prej 2 fitoresh në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, ka lënë Al Nassr larg kreut dhe largimi i Piolit duket i pashmangshëm ndonëse ish-trajneri i Milanit ishte afruar me shumë bujë nga sauditët.

Pioli në fakt nuk mund të vazhdojë për shkak të situatave të krijuara në klub, ku çdo gjë është nën ndikimin e Ronaldos.

Situata u përkeqësua dy javë më parë, kur Pioli vendosi të zëvendësonte Ronaldon, i cili nuk ngurroi të përplasej verbalisht me trajnerin para se të ikte direkt në dhomat e zhveshjeve.

“SportItalia” raporton se kjo marrëdhënie inekzistente tashmë me lojtarin po e shtyn drejt largimit dhe kthimit në Itali, ku e pret krahëhapur Roma, por edhe Juventusi është mes atyre që interesohen për teknikun.