Raportohet se Hansi Flick ka pranuar vazhdimin e kontratës me Barcelonën
Hansi Flick pritet që shumë shpejtë të vazhdoj kontratën me Barcelonën. Sipas asaj që raporton ”RAC1”, tekniku gjerman ka pranuar të vazhdojë kontratën deri në qershor të vitit 2027, një vit më shumë se kontrata aktuale. Barcelona ka ofruar një kontratë afatgjate, por Flick ka preferuar që kjo të bëhet hap pas hapi, duke vlerësuar…

Sport
Hansi Flick pritet që shumë shpejtë të vazhdoj kontratën me Barcelonën.
Sipas asaj që raporton ”RAC1”, tekniku gjerman ka pranuar të vazhdojë kontratën deri në qershor të vitit 2027, një vit më shumë se kontrata aktuale.
Barcelona ka ofruar një kontratë afatgjate, por Flick ka preferuar që kjo të bëhet hap pas hapi, duke vlerësuar për çdo vit objektivat e klubit.
Madje raportohet se 60-vjeçari do të pensionohet si trajner, pasi të largohet nga skuadra katalanase.
Flick ka pasur sukses të madh qysh në sezonin e tij të parë me Barcelonën, ku është në garë serioze për tre trofe të mundshëm.
Aktualisht Barcelona është lidere e tabelës në La Liga, ka arritur në finalen e Copa Del Ray, ku në finale do të përballet me Real Madridin, e gjithashtu është një hap larg gjysëmfinales së Ligës së Kampionëve, pasi ka fituar ndeshjen e parë ndaj Borusi Dortmundit me rezultat 4-0.