Raportohet se Fetullah Gylen ka vdekur
Fetullah Gylen, i njohur si kleriku turk për të cilin Ankaraja thotë se qëndronte prapa tentativës së dështuar për puç më 2016 në Turqi, raportohet të ketë vdekur. Sipas mediave turke, Gylen ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ishte duke jetuar. Po ashtu këtij raportimi për vdekjen e Gylen i është…
Bota
Fetullah Gylen, i njohur si kleriku turk për të cilin Ankaraja thotë se qëndronte prapa tentativës së dështuar për puç më 2016 në Turqi, raportohet të ketë vdekur.
Sipas mediave turke, Gylen ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ishte duke jetuar.
Po ashtu këtij raportimi për vdekjen e Gylen i është bashkuar edhe agjencia e lajmeve “Reuters.
Gylen ishte bërë i njohur pasi kishte ndërtuar një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Tayyip Erdogan.
Këto akuza ai i kishte mohuar./Lajmi.net/