100 vitet e fundit në Kosovë: Si ishin temperaturat dhe kur ra më së shumti shi

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka publikuar raportin e vlerësimit të gjendjes së mjedisit që është i bazuar në tregues që flasin për gjendjen e mjedisit, por edhe për ndikimet në mjedis.

Lajme

12/12/2020 17:28

Raportin të cilin e posedon lajmi.net ka disa kapituj që i kushtohen mjedisit.

Sipas këtij raporti, tek të dhënat  për temperaturën e ajrit në Kosovë që burojnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga institucionet ndërkombëtare, tregojnë që në Kosovë që nga viti 1900 e deri sot ka pasur lëvizje të temperaturave mesatare vjetore me një tendencë rritje. Kështu temperatura mesatare vjetore për periudhën 1930-1990 ishte 8.6 gradë Celsius, për periudhën 1990-2002 ishte 9 gradë Celsius, ndërsa për periudhën 2003-2019, mbi 10 gradë Celsius.

Në tabelë, janë prezantuar të dhënat për temperaturat minimale dhe maksimale në Kosovë për 3 stacione monitoruese si dhe mesatarja e temperaturës maksimale dhe minimale në nivel vendi për periudhën kohore 2009-2019. Sikur shihet edhe nga tabela në Kosovë ka ndryshime të vogla regjionale të temperaturës së ajrit dhe po ashtu ka një tendencë të ndryshimit të temperaturës nga viti në vit me tendencë rritje.

Temperatura minimale dhe maksimale vjetore te temperatures se ajrit (0Celsius) në Kosovë sipas stacioneve matëse (2009-2019).

Sasia vjetore e reshjeve

Sipas ministrisë, ndryshimi i klimës mund të ndikojë në intensitetin dhe frekuencën e reshjeve. Për këtë qëllim sasia vjetore e reshjeve të një vendi është një tregues i rëndësishëm i monitorimit. Të dhënat për sasinë vjetore të reshjeve në Kosovë, janë marrë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga institucionet ndërkombëtare. Këto të dhëna tregojnë që në Kosovë që nga viti 1930 e deri sot ka pasur një ndryshim në sasinë e reshjeve me një tendencë të uljes së sasisë së reshjeve. Kështu temperatura mesatarja vjetore e reshjeve për periudhën 1930-1990 ishte 820 mm, ndërsa për periudhën 2001-2019, ishte 674 mm.

Sipas tabelës së më poshtë, shihet se në Kosovë ka ndryshime të vogla regjionale të reshjeve vjetore dhe po ashtu ka edhe oscilime në sasinë totale të reshjeve nga viti në vit.

Shpenzimi/përdorimi i substancave që dëmtojnë shtresën e Ozonit

Sipas ministrisë, eshtë konstatuar se dëmtimi i shtesës së ozonit (O3) është një problem mjedisor që rrjedhë për shkak të aktiviteteve njerëzore që lëshojnë ndotës në atmosferë që e dëmtojnë dhe e ndryshojnë këtë mbështjellës. Në radhë të parë këtu mendohet për përdorimin e substancave që dëmtojnë shtresën e Ozonit.

Në mungesë të të dhënave direkte për përdorimin (shpenzimin) e substancave që dëmtojnë shtesën e Ozonit, janë përdorur të dhënat vjetore për importin e substancave ozonholluese në Kosovë. Duke marrë për bazë faktin se në Kosovë nuk ka prodhues të këtyre substancave si dhe duke vlerësuar që sasia e dëmtojnë shtesën e Ozonit, janë përdorur të dhënat vjetore për importin e substancave ozonholluese në Kosovë. Duke marrë për bazë faktin se në Kosovë nuk ka prodhues të këtyre substancave si dhe duke vlerësuar që sasia e importuar, përfaqëson edhe sasinë vjetore të përdorimit të këtyre substancave, këto të dhëna janë përdorur si tregues për të parë trendin e përdorimit të këtyre substancave. Sikurse është prezantuar edhe në tabelën 5 dhe në figurën 15, sasia totale e substancave ozonholluese të importuara gjatë periudhës 2008-2016, ka dallime nga viti në vit, me vitin 2008 me sasinë më të madhe të substancave të importuara dhe me vitin 2012 me sasinë më të vogël të substancave të importuar. Sa i përket sasisë së importuar.

Rritja e përqendrimeve atmosferike të gazeve serë prodhon një efekte në ndryshimin e klimës përkatësisht në ngrohjen e saj. Vlerësohet se në nivel global që nga viti 1990 deri më sot, efekti i ngrohjes totale nga gazrat serë që burojnë nga aktivitetet antropogjene është rritur në rreth 40%. Në Kosovë emetimet totale të gazrave të serrës ndryshojnë ndërmjet 9489 Gg CO2 eq. (2008) dhe 10164 Gg CO2 eq (2016). Emetimet varen ne masë të madhe nga kërkesa për energji dhe nga aktivitetet e sektorit të energjisë që është sektori kryesor i emetimeve në nivel vendi.

Në raport thuhet se, Kosova ende nuk ka të zhvilluar skenarë dhe projeksione për emisionet e gazrave serrë për disa arsye: meqenëse ende nuk është nënshkruese e Konventës së UNFCC dhe e Protokolit të Montrealit dhe nuk e ka të përcaktuar ende vitin referent për emisionet e gazave serrë. Gjithashtu deri me tani nuk ka pasur ndonjë vlerësim për projeksionet e Gazrave të Serrës dhe përcaktimin e targeteve (synimeve) në nivelin kombëtarë për reduktimin e tyre. /Lajmi.net/