Lejuan pasagjerët të dalin jashtë veturës me gjysmën e trupit gjatë vozitjes: Policia në Shtime jep gjoba të majme, i çon edhe në gjykatë

Me datë 16.05.2024 rreth orës 13:00 në rrugën “Tahir Sinani” policia e stacionit në Shtime pas pranimit të disa informatave nga qytetarët dhe kontrollimit të kamerave, ka gjobitur disa persona të cilët kanë lejuar pasagjerët e tyre të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës në xhama të dyerve. Ndaj këtyre personave është iniciuar fletëparaqitje…

Lajme

17/05/2024 22:04

Me datë 16.05.2024 rreth orës 13:00 në rrugën “Tahir Sinani” policia e stacionit në Shtime pas pranimit të disa informatave nga qytetarët dhe kontrollimit të kamerave, ka gjobitur disa persona të cilët kanë lejuar pasagjerët e tyre të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës në xhama të dyerve.

Ndaj këtyre personave është iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patent shofer dhe lejimin e pasagjerëve të tyre që të dalin me gjysme trupi në xhamat e dritareve të të veturave.

Policia kanë falënderuar qytetarët për informatën e dhënë.

Komunikata e plotë e policisë:

Gjobë ndaj disa personave në Shtime që shkaktuan kundërvatje në komunikacion

Me datën 16.05.2024 rreth orës 13:30 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar disa informata se disa persona në rrugën ” Tahir Sinan” në Shtime gjatë lëvizjes me vetura kanë lejuar që pasagjerët e tyre të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturëd në xhama, duke rrezikuar jetën e tyre.

Policët e stacionit pasi kanë grumbulluar informata në terren njëkohësisht kanë shikuar edhe kamerat e sigurisë , kanë arritur që të identifikojnë disa persona, të cilët i kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tyre kanë inicuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama.

Policia Rajonale e Ferizajt falenderon qytetarët që informuan policinë për këto kundërvajtje , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./Lajmi.net