Njohësit e politikës tregojnë se cilat janë dallimet e presidentes me qeverinë

Mos-dakordimi për rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës ndërmjet Presidentes dhe Qeverisë, sipas analistëve politikë përpos që shpërfaq dallimet në këtë proces, ndërlidhet edhe me zgjedhjet e paralajmëruara. Tash kur po afrohen zgjedhjet e rregullta ose edhe të jashtëzakonshme, sipas tyre Kryeministri do të tentojë të sjellë në publik retorikë anti-asociacion, me qëllim përfitimin…

Lajme

17/05/2024 21:49

Mos-dakordimi për rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës ndërmjet Presidentes dhe Qeverisë, sipas analistëve politikë përpos që shpërfaq dallimet në këtë proces, ndërlidhet edhe me zgjedhjet e paralajmëruara. Tash kur po afrohen zgjedhjet e rregullta ose edhe të jashtëzakonshme, sipas tyre Kryeministri do të tentojë të sjellë në publik retorikë anti-asociacion, me qëllim përfitimin e votave dhe përkrahjen në terren.

Gatishmëria e Kosovës për të përpiluar një draft për asociacionin dhe për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga njohës të zhvillimeve politike po vlerësohet hap i gabuar.

Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi thotë se letra e cilësuar si ofertë për aleatët është ofenduese duke pasur parasysh faktin se ata prisnin hapa konkretë e jo zotime.

Lëvizjet e fundit të Qeverisë si dhe qëndrimet e presidentes Osmani, sipas Kabashit përpos me Këshillin e Evropës ndërlidhen edhe me politikën e brendshme.

“Mesazhi i Presidentes ishte i duhuri drejtuar Ministres së Jashthme. Ndërsa sa i përket raporteve politike, e dijmë se Presidentja ka udhëheqë dhe e ka formu partinë Guxo, tash e drejton Presidencën. Pra nuk i lejohet të merret me parti politike por e dijmë që e ka rolin e saj. Tash po i afrohemi zgjedhjeve dhe sigurisht mund të ketë ndikime elektorale”, ka deklaruar Kabashi.

Kabashi thotë se dy gjëra janë të ditura, ndikimi i Osmani në elektorat i vërtetuar në rezultatet e fundit, si dhe raportet e tensionuara me ish-bashkëpartiaken, ministren Gërvalla.

Edhe analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, vlerëson se përplasjet e fundit ndërlidhen me zgjedhjet e paralajmëruara, ndërsa ka vërejtje për sjelljen e Qeverisë në raport me aleatët.

“Madje Presidentja e vendit ishte e paqartë, ishte ajo e para që në njëfar mënyre e tregoi të gjithë këtë paradoks. Dhe kur këtë paradoks e tregon njeriu më i lartë i protokollit, siq është Presidenti, atëherë nënkuptojeni se si mund ta presin vendet e tjera…Kemi humbur një moment historik, gogja të madh, por duhet të ju them edhe një elemetn tjetër. Në këtë moment është dukur shumë edhe mos-bashkëpunimi si duhet i Shqipërisë me Kosovën”, ka dkelaruar Andoni.

Andoni thotë se me afrimin e zgjedhjeve Kryeministrit i nevojitet retorika kundër asociacionit, duke e kthyer në momentum kulminant në qeverisjen e tij, por që vlerëson se nuk do të përkthehet në mbështetje osa vota./dukagjini.com