Raporti i FOL: Pak kundër korrupsionit

Shumë pak lëndë kundër korrupsionit janë zgjidhur në gjashtë mujorin e parë të këtij viit. Lëvizja Fol ka publikuar raportin ‘Monitoruesi i Korrupsionit – Shifrat e Korrupsionit në Kosovë për periudhën kohore Janar-Qershor 2013’, ku thuhet se për 6 muaj janë zgjidhur vetëm 16 lëndë kundër korrupsionit në gjykata e Kosovës. Sipas këtij raporti, Departamentet…

Lajme

05/09/2013 11:52

Shumë pak lëndë kundër korrupsionit janë zgjidhur në gjashtë mujorin e parë të këtij viit.

Lëvizja Fol ka publikuar raportin ‘Monitoruesi i Korrupsionit – Shifrat e Korrupsionit në Kosovë për periudhën kohore Janar-Qershor 2013’, ku thuhet se për 6 muaj janë zgjidhur vetëm 16 lëndë kundër korrupsionit në gjykata e Kosovës.

Sipas këtij raporti, Departamentet e krimeve të rënda të prokurorive themelore si dhe speciale të Kosovës kanë pranuar afro 280 kallëzime penale. Nga viti i kaluar, prokuroria ka trashëguar afërsisht numër të njëjtë të kallëzimeve penale, ndërkaq në fund të periudhës raportuese kanë mbetur të pazgjidhura mbi 1100 raste.

Më mirë, sipas këtij raporti, nuk qëndrojnë as gjykatat e rregullta themelore, të cilat kanë zgjidhur vetëm 14 lëndë, nga të cilat 2 lëndë kanë përfunduar me dënim me burg. Po këto gjykata i kanë gjithsejtë 225 lëndë të pazgjidhura.

Ndërkaq, statistikat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion nga Policia e Kosovës, pasqyrojnë se ky Departament në gjashtë mujorin e parë të vitit ka hetuar afro 390 raste dhe ka arrestuar gjithsejtë 49 zyrtarë të ndryshëm publikë.

Gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Kosovës ka nxjerrë 183 vendime nga të cilat vetëm 1 ka qenë në “luftë” kundër korrupsionit.

Kenan Tora nga Lëvizja Fol, tha se statistikat mund t’i vlerësojë secili në mënyrën e vet.

“Qëllimi është që këto statistika ti mundësojnë secilit që në mënyrën e vet të vlerësojë për përpjekjet e bëra apo hapësirën për përpjekje të reja në luftën kundër korrupsion, pra të paraqitet një pasqyrë që secila mund të vlerësojë në mënyrën e vet”.