Haradinaj kundërshton kthimin e Ligjit për Specialen: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen. Deputeti i kësaj partie, e ka quajtur si turp një veprim të tillë. “Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën. Të gjithë ata që janë bërë pjesë…

Lajme

22/10/2026 18:32

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen.

Deputeti i kësaj partie, e ka quajtur si turp një veprim të tillë.

“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën. Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë.”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula e ka kthyer sot në Kuvend Ligjin për Specialen, pas kërkesës së PDK-së.