Raporti i Agjencive sekrete në SHBA: Ja kur do nisë lufta botërore

Duket se presidenca e Donald Trump pritet të përballet me një rrezik në rritje të konflikteve ndërkombëtare dhe regres më të madh të vlerave demokratike në vitet e ardhshme. Ky paralajmërim ogurzi vjen nga vetë agjencitë e zbulimit në SHBA nëpërmjet një raporti të bërë publik të hënën, shkruan Haffington Post në gjuhën greke .

Fun

10/01/2017 13:22

Zhvillimet ekonomike dhe politike, ndryshimet teknologjike dhe humbja e rolit udhëheqës të Shteteve të Bashkuara kumtojnë një të ardhme të vështirë dhe të zymtë”, thuhet në raportin e publikuar nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës.

“Tensionet brenda dhe midis vendeve do të përkeqësohen në pesë vitet e ardhshme”, thekson raporti me titull: “Trendet globale dhe Paradoksi i progresit”. “Për fat të mirë apo të keq, peizazhi global tregon se epoka e dominimit amerikan pas Luftës së Ftohtë ka marrë fund”, vihet në dukje në raport.

Këtë vit raporti paraqet një gamë pothuajse apokaliptike sfidash, me të cilat do të  përballet administrata e ardhshme amerikane: Dallimet ekstreme në të ardhurat ekonomike mes shtresave të popullsisë, lëvizjet demografike, ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe intensifikimi i konflikteve.

Këshilli Informativ Kombëtar është një Institut Kërkimor në varësi të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare (DNI), e cila koordinon punën e 17 agjencive amerikane të zbulimit dhe harton një raporti çdo katër vjet, për sa kohë zgjat një mandat presidencial. “Do të jetë shumë më e vështirë që (qeveria amerikane) të udhëheqë një bashkëpunim ndërkombëtar dhe të qeverisë sipas pritshmërive të publikut” vlerësojnë autorët e raportit. Për sa i përket modelit liberal që mbizotëron në botën perëndimore, ai është i kërcënuar nga populizmi si djathtas, ashtu dhe  majta”

Donald Trump, i cili merr presidencën më 20 janar, do të trashëgojë një numër çështjesh të nxehta, sidomos konfliktin në Siri dhe luftën kundër organizatave ekstremiste. “Është joshëse për të vendosur rregull në kaosin e dukshëm”, theksojnë autorët e raportit.

“ Por strategjia në terma afatshkurtër do të jetë shumë e kushtueshme, ndërsa do të  dështojnë në terma afatgjatë”, përfundon raporti.