Raporti 1-vjeçar i Institutit për Krime Lufte, shpaloset me dyer të mbyllura për mediat
Në një takim të organizuar për shpalosjen e raportit njëvjeçar të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, mediat janë larguar pas fjalimeve hyrëse të kryeministrit Albin Kurti dhe drejtorit të Institutit, Atdhe Hetemi. Kurti ka theksuar se gjatë vitit të kaluar janë grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit arkivor dhe 15…

Lajme
Në një takim të organizuar për shpalosjen e raportit njëvjeçar të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, mediat janë larguar pas fjalimeve hyrëse të kryeministrit Albin Kurti dhe drejtorit të Institutit, Atdhe Hetemi.
Kurti ka theksuar se gjatë vitit të kaluar janë grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit arkivor dhe 15 terabait të të dhënave digjitale, duke përfshirë video, audio dhe foto që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës.
Kryeministri gjithashtu ka kritikuar Serbinë për refuzimin e kërkesës së faljes për krimet e luftës dhe ka njoftuar se në regjistrimin e popullsisë është përfshirë edhe pyetësori për dëmet e luftës, ku qytetarët kanë raportuar vrasje, zhdukje dhe dëme ekonomike.
“Me regjistrimin e popullsi është përfshirë edhe pyetësori i dëmeve nga lufta. Qytete kanë deklaruara demet ekonomik, vrasjet, të zhdukurit. Gjatë këtij viti janë grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit arkivor dhe 15 terabait material digjital, video, audio, foto që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky informacion është mbledhur nga 67 burime të ndryshëm”, ka deklaruar Kurti.
Ndërkohë, detajet e raportit janë prezantuar me dyer të mbyllura, pasi sipas Hetemit, protokolli i kërkonte një qasje të tillë.