Raphinha në mbështetje të Vinit, një mesazh interesant nga lojtari i Barcelonës

Futbollisti i Barcelonës, Raphinha ka dhënë një mesazh të fortë në mbështetje të bashkëkombasit të tij, Vinicius Junior. Në ndeshjen ndaj Valladolid, Raphinha u zënvedësua dhe hoqi fanellën ku lexohej një mesazh mbështetje, por që paralajmëron luftë, shkruan Lajmi.net “Përderisa ngjyra e lëkurës është më e rëndësishme se shkëlqimi i syve, do të ketë luftë”,…

Sport

23/05/2023 23:39

Futbollisti i Barcelonës, Raphinha ka dhënë një mesazh të fortë në mbështetje të bashkëkombasit të tij, Vinicius Junior.

Në ndeshjen ndaj Valladolid, Raphinha u zënvedësua dhe hoqi fanellën ku lexohej një mesazh mbështetje, por që paralajmëron luftë, shkruan Lajmi.net

“Përderisa ngjyra e lëkurës është më e rëndësishme se shkëlqimi i syve, do të ketë luftë”, shkruhet në fanellën e lojtarit brazilian.

Kujtojmë që Vini u fye në baza racore në ndeshjen e vikendit mes Valencias dhe Real Madridt.

Kurse sonte u zbulua edhe dënimi që Valencia ka marrë nga Komiteti i Garave Disiplinore. Skuadra është dënuar me 45 mijë euro dhe me pesë ndeshje pa prani të tifozëve në “Mestalla”./Lajmi.net/