Vrasjet e fundit, Havolli: Shërbimet e shëndetit mendor të jenë falas dhe të qasshme në çdo institucion

Sot, po mbahet dita e dytë e edicionit të tetë të Kongresit Ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja” e bëri bashkë Shoqatën e Psikologëve të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Ilir Havolli tha se tetë edicionet e këtij kongresi nuk janë thjeshtë ngjarje, por japin…

Lajme

11/10/2026 12:23

Sot, po mbahet dita e dytë e edicionit të tetë të Kongresit Ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja” e bëri bashkë Shoqatën e Psikologëve të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Ilir Havolli tha se tetë edicionet e këtij kongresi nuk janë thjeshtë ngjarje, por japin strategji të reja për t’i përballur sfidat në punë, por të njëjtat kërkojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje.

Havolli u shpreh optimist se nga ky kongres të largohen me ide dhe bashkëpunime të rrja secili pjesëmarrës.

“Hapësira për ta kuptuar njeriun përballë nesh, për ta dëgjuar pa e gjykuar dhe për t’i qëndruar pranë në ato momente kur ai ka më shumë nevojë, këtë nuk e mësojmë asnjëherë në bankat shkollore, apo gjatë zhvillimit akademik. Prandaj, shpresoj që nga ky kongres, te marrim jo vetëm njohuri të reja, por edhe një motivim të ripërtërirë për punën tonë, të largohemi prej këtu me ide të reja, me bashkëpunime të reja dhe me bindje se kontributi i secilit prej nesh ka rëndësi”, tha Havolli.

Elisabeta Gjonpali, psikologe në Shqipëri mbi punimin me temën “Shëndeti mendor postpartum në Shqipëri” tha se nënat shqipatare të Shqipërisë nuk kalojnë në vlerësim ose identifikim të problemeve emocionale pas lindjes.

“Një gjë që kam vënë re në sistemet shëndetësore në Shqipëri është që pas lindjes nënat nuk kalojnë në një ekip multidisiplinar ose në një vlerësim, qoftë dhe për identifikim të problematikave emocionale pas lindjes. Gjithashtu, është vënë re që edhe në vizitat e para pas gjashtë jave lindje po prapë nuk kalojnë një test depistues ose identifikues nëse to nënat po kalojnë një problematikë shëndetësore”, tha Gjonpali.

Ndërsa psikologia, Natyra Maloku për punimin mbi tëmën “Çrregullimet neurologjike dhe trajtimet leopedike” tha se duhet të trajtohen menjëherë çrregullimet neurologjike pas identifikimit.

“Duhet të theksojmë që në momentin që kemi çrregullime neurologjike, atëherë është e rëndësishme që ne të trajtojmë për shkak se prek komunikimin, prek gjuhën, prek zërin, prek pjesën e frymëmarrjes dhe roli i logopedit është që të krijojë një plan individual, bashkë me ekip multidisiplinar, ku mund të jenë neurolog, psikolog, fizioterapeutë dhe të tjerë”, tha Maloku.

Më tej, u theksua se ky kongres ndërkombëtar do të vazhdojë edhe me edicione të tjera. /KP