Raphinha ka festuar në një mënyrë të veçantë qëndrimin e Leeds në Premier Ligë

Anësori i Leeds United, Raphinha ka festuar në një mënyrë mjaft të veçantë qëndrimin e ekipit të tij edhe për një sezon në ligën angleze.

Sport

23/05/2022 14:12

Leeds mbrëmë siguroi biletën e fundit për të qëndruar edhe një stinor në Premier Ligë, pasi mposhti 2:1 Brentfordin.

Golashënues për Leedsin ishin Raphinha dhe Harrison.

E pas ndeshjes ishte pikërisht braziliani që bëri një festim mjaft të veçantë, përcjell lajmi.net.

Ai u zvarrit me gju në të gjithë anët e fushës.

Sipas lajmeve që më pas u përhapën në Angli, festimi i tij ishte një ritual i Amerikës së Jugut për të falënderuar Zotit për dëshirën që ia kishte plotësuar.

Raphinha këtë sezon në 35 paraqitje në Premier Ligë ka shënuar 11 gola dhe dhuruar tri asistime./Lajmi.net/