Rangers drejt çerekfinales, ‘shpartallojnë’ Dortmundin
Rangers kanë marrë fitore të madhe në udhëtim te Borussia Dortmund, në kuadër të ndeshjes së parë për raundin e 16-të në Ligën e Evropës.

Sport
Klubi skocez triumfoi me rezultat të thellë 2 – 4, shkruan lajmi.net.
Tavernier i dha epërsinë Rangers duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (38′).
Ndërsa, tre minuta më vonë, Morelos pas një asistimi të Aribos dyfishoi epërsinë (41′), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.
Edhe pjesa e dytë, për Rangers nisi më mirë që gjetën golin përmes Lundstram (49′).
U mendua që Dortmund u këndell me anë të golit të Bellingham (51′), por tre minuta më vonë, Rangers kthyen epërsinë e trefishtë, pas një autogoli të Zagadou (54′).
E tëra që arriti të bëjë Dortmundi ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit në këtë takim përmes Guerreiro (82′).
Kësisoj, tani gjithçka do vendoset në ndeshjen e kthimit, por Rangers do ta këtë më të thjeshtë kualifikimin në çerekfinale./Lajmi.net/