Ramush Haradinaj nuk jep detaje rreth takimit për Rezolutën e dialogut me Serbinë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dalur nga takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ku po marrin pjesë vetëm dy nga partitë opozitare.

Lajme

11/10/2018 12:02

Haradinaj duke mos dashur të jap detaje rreth diskutimeve në këtë mbledhje, ka thënë shkurt para gazetareve se do të kthehet prapë në takim, raporton lajmi.net.

Ky takim po mbahet për harmonizim të qëndrimeve rreth rezolutës për dialogun me Serbinë.

Në të po marrinë pjesë deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, nga Alternativa Mimoza Kusari, Fatmir Limaj nga Nisma dhe Agim Bahtiri nga AKR-ja. /Lajmi.net/