Ramush Haradinaj në ‘krizë’, lëshon me qira vilën në Dragodan

Ramush Haradinaj duket të mos i ketë punët mirë financiarisht. Burime të reporteri.net, kanë bërë të ditur se lideri i AAK-së më nuk është duke banuar në shtëpinë e tij në lagjen Arbëria (Dragodan) në Prishtinë, shtëpi e madhe me disa qindra metra katrorë, e ndërtuar për komandantin dukagjinas të UÇK-së, i vendosur në kryeqytet nga fshati Gllogjan i Deçanit, pas triumfit në luftën ndaj Serbisë.

Lajme

27/05/2015 21:51

Shtëpinë e tij të ndërtuar në lagjen e njohur si zonë e misioneve diplomatike të vendosura në Kosovë, sipas këtij burimi, Haradinaj e ka lëshuar me qira.

Ai bashkë me familjen e tij bëhet e ditur të jetë vendosur sërish në një lagje të pasurish, por në një shtëpi më të vogël. Bëhet fjalë për lagjen “Marigona Residence”, që ndodhet në periferi të kryeqytetit, në zonën afër Graçanicës. Ky burim i ka thënë reporteri.net, se Haradinaj ia ka lëshuar me qira një spitali privat.