Ramush Haradinaj: Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e cilësuar situatën aktuale si ndër më të rëndat që ka përjetuar Kosova. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për sjellje të papërgjegjshme dhe destruktive, të cilat sipas tij kanë çuar vendin në një krizë…

Lajme

12/09/2025 16:13

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e cilësuar situatën aktuale si ndër më të rëndat që ka përjetuar Kosova.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për sjellje të papërgjegjshme dhe destruktive, të cilat sipas tij kanë çuar vendin në një krizë të thellë, raporton lajmi.net

“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën,” ka shkruar Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje për reflektim të menjëhershëm nga të gjitha forcat politike dhe shoqëria kosovare në tërësi.

“I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi,” përfundon reagimi i kreut të AAK-së./Lajmi.net/