Ramsey bën një transferim befasues

Aaron Ramsey u transferua te Juventus në verën e vitit të kaluar si një përforcim i madh, por i mund të largohet nga Torino pas vetëm një sezoni, raporton Tuttosport.

Sport

18/06/2020 18:17

Uellsianin nuk është i kënaqur me situatën dhe trajtimin që po merr nga trajneri Maurizio Sarri, duke pasur shumë pak minuta në dispozicion, kështu që po mendon seriozisht largimin.

Nga ana tjetër, trajneri i Juventusit nuk ka asgjë kundër largimit të Ramsey, kështu që nuk do të pengojë vendimin e tij për të ndryshuar skuadër.

Mediet angleze pretendojnë se Ramsey mund të kthehet në Premierligë, dhe të veshë fanellën e Tottenham.

Mourinho është në kërkim të një mesfushori cilësor, kështu që Tottenham tashmë ka kontaktuar agjentin e tij./Lajmi.net/