Ramosaj: Krerët e UÇK-së do të kenë gjithçka që kërkohet prej meje
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj komentoi procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ramosaj në emisionin “Fol me Arin” tha se nuk e kishte imagjinuar se do të vinte një situatë ku do ishte e nevojshme të protestohej për ish-krerët e UÇK-së. “Nuk kisha pasur qejf me ardh në këtë situatë ku ne…
Lajme
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj komentoi procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ramosaj në emisionin “Fol me Arin” tha se nuk e kishte imagjinuar se do të vinte një situatë ku do ishte e nevojshme të protestohej për ish-krerët e UÇK-së.
“Nuk kisha pasur qejf me ardh në këtë situatë ku ne dalim në protestë në muajin shtator. Nuk e kisha imagjinu, nuk e kam pa ëndërr ndonjëherë që unë si Bashkim po flas tash si person fizik e që në këtë rast jam edhe kryetar komune, e kam një autoritet edhe një subjektivitet edhe publik, nuk e kisha imagjinuar veten ndonjëherë që dal në protesta për tema të tilla”, tha ai.
Ai tha se katërshja që po gjykohet në Hagë janë modeli më i mirë i luftëtarëve dhe prijësve që solli lirinë e vendit.
“Sa i përket krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës krejt çka është e nevojshme, krejt çka kërkohet prej meje unë kam me kam me qenë në funksion të tyre për shkak se mendoj që janë modeli më i mirë i luftëtarëve, i prijësve të një rezistence që e ka sjellur lirinë e vendit”, shtoi tutje Ramosaj.