Ramos zbarkon në Paris, pas pak orëve kryen testet mjekësore
Mbrojtësi Sergio Ramos brenda 24 orëve do t'i bashkohet gjigantit francez, PSG.
Sport
Spanjolli ka arritur marrëveshje me “Parisienët” për kontratë dyvjeçare, shkruan lajmi.net.
Mohamedbouhafsi, që ishte gazetari i parë që zbuloi për marrëveshjen e arritur mes lojtarit dhe klubit, tani ka raportuar se Ramos ka zbarkuar në Paris.
Sipas tij, qendërmbrojtësi do përfundojë testet mjekësore në mesditë, pastaj gjithçka do bëhet zyrtare.
?? Sergio #Ramos vient d’atterrir à Paris ! Il va passer la visite médicale comme prévu cet après midi avant de s’engager dans la foulée pour 2 saisons avec le #PSG.
— Mohamed Bouhafsi (@mohamedbouhafsi) July 7, 2021
Ndërkohë, PSG dje kompletoi transferimin e Achraf Hakimit, kurse pos Ramos brenda javës do transferojnë edhe Gianluigi Donnarumman./Lajmi.net/