Ramos: Shpresoj që Mbappe të qëndrojë, në të ardhmen e këshillojë t’i bashkohet Realit

Qendërmbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos ka folur për të ardhmen e tani bashkëlojtarit, Kylian Mbappe.

Sport

13/07/2021 16:12

Francezi është i lidhur me largimin nga “Parku i Princave” dhe kalimin te Real Madrid, por klubi francez nuk preferon ta shesë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Ramos ka thënë se shpreson që Mbappe të qëndrojë, pastaj në të ardhmen t’i bashkohet “Los Blancos”.

“Shpresoj që Mbappe të qëndrojë sepse do doja të luaja me më të mirët dhe Kylian është një ndër ta”.

“Në të ardhmen do ta këshillojë t’i bashkohet Madridit, por tani le të qëndrojë me Neymar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, javët e ardhshme do jenë vendimtare për të ardhmen e Mbappes./Lajmi.net/