Ramos rikthehet në stërvitje të plotë te PSG, debutimi afër
Arritja e Sergio Ramos te PSG ishte transferimi më i madh në La Liga, derisa Leo Messi kaloi gjithashtu në të njëjtën skuadër.
Sport
Për dallim nga Messi, ish kapiteni i Realit pësoi lëndim që nuk e lejoi të bënte debutimin me gjigantin francez, tansmeton lajmi.net.
Por, sipas Marca, më në fund ky ‘makth’ ka marrë fund dhe Ramos është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadër, pa pasur probleme, për herë të parë që nga korriku.
Skuadra franceze gjithashtu e do, ngase një lojtar i kalibrit të tillë me eksperiencë do t’i përshtatet shumë mirë formacionit të Mauricio Pochettinon.
Sidoqoftë, ende nuk ka datë të saktë kur Ramos do rikthehet në fushë, por pritet brenda javëve të ardhshme./Lajmi.net/