Ramos në zyrën e PSG-së për nënshkrimin e kontratës, zyrtarizmi çështje orësh

Mbrojtësi Sergio Ramos në orët në vijim do zyrtarizohet si lojtar i PSG-së.

Sport

07/07/2021 15:49

Spanjolli do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me gjigantin francez, shkruan lajmi.net.

Ramos ka kryer me sukses testet mjekësore, derisa tani është në zyrën e PSG-së për nënshkrimin e kontratës, kështu se paku ka raportuar El Chiringueto.

Ndërkohë, në orët në vijim, Ramos pritet të bëhet zyrtarisht lojtar i “Parisienëve”.

Ndërkohë, PSG këtë javë do ta kompletojë edhe transferimin e Gianluigi Donnarummas./Lajmi.net/