Ramos gjithmonë e më pranë PSG-së, në orët në vijim kryen testet mjekësore

Ish kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos së shpejti do t'i bashkohet PSG-së.

Sport

06/07/2021 09:30

Spanjolli ka arritur marrëveshje me gjigantin francez për dy vitet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se Ramos do kryejë testet mjekësore në orët në vijim, pastaj do nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023.

Gjithashtu, zyrtarzimi pritet të ndodh edhe për dyshen Gianluigi Donnarumma dhe Achraf Hakimi.

“Parisienët” gjithashtu janë duke punuar për të huazuar sërish Moise Kean, por po presin vendimin përfundimtar të Evertonit./Lajmi.net/