Ramos fiton Topin e Artë (Foto)

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është zgjedhur lojtari më i mirë i Kupës së Botës për Klube, duke e fituar Topin e Artë të kësaj gare.

Sport

21/12/2014 10:28

Sergio Ramos ka fituar Topin e Artë, pasi është zgjedhur lojtari më i mirë në të gjithë garën e Kupës së Botës për Klube.

Në vendin e dytë ka dalur Ronaldo, i cili pavarësisht se nuk ka shënuar asnjë gol në këtë garë, ka pasur paraqitje mjaft mbresëlënëse dhe të rëndësishme për skuadrën e tij.

Ramos shënoi në finalen e djeshme, të cilën Reali e fitoi me rezultat solid prej 2-0. Mbretërit u shplallën Kampionë të Botës.