Ramos dhe Navas më të mirët në La Liga

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka fituar çmimin si mbrojtësi më i mirë në La Liga për sezonin 2013-14, ndërsa Keylor Navas ka fituar çmimin e portierit më të mirë të Kampionatit Spanjoll falë performancës të shkëlqyer që ka pasur me skuadrën e Levantes.

Sport

27/10/2014 22:18

Sapo është ndarë çmimi për mbrojtësin më të mirë të sezonit 2013-14 në La Liga. Këtë çmim e ka fituar lojtari i Real Madridit, Sergio Ramos.

Ramos ka bërë performancë të mirë me Real Madridin gjatë sezonit të kaluar, edhe pse skuadra e tij nuk e ka fituar titullin e La Ligas.

Ai kështu ka dalë përpara mbrojtësve të Atletico Madridit, si Diego Godin dhe Miranda të cilët gjithashtu kanë pasur performancë të mirë gjatë sezonit të kaluar, duke mos harruar se kanë triumfuar në La Liga.

Portieri aktual i Real Madridit, Keylor Navas ka fituar çmimin e portierit më të mirë në La Liga për sezonin 2013-14, falë performancave mbresëlënëse që ka pasur me skuadrën e Levantes.