Ramiz Sadiku kalon në gjysmëfinale, mposht Kek-un

Ramiz Sadiku është skuadra e katërt dhe e fundit që ka kaluar në gjysmëfinale, pasi mposhti Kek-un në kuadër të Kupës së Kosovës.

Sport

17/03/2022 14:53

Vendasit morën fitore të madhe me rezultat të ngushtë 2:1, shkruan lajmi.net.

Guri Hana i dha epërsinë Ramiz Sadikut pas vetëm tre minutave lojë, rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.

Ndërkohë, ishte Misini që dyfishoi epërsinë për t’i dhënë qetësi skuadrës vendase (48′).

Golin e nderit për mysafirët e realizoi Ramadani (57′).

Kësisoj, Ramiz Sadiku i bashkohet Dritës, Prishtinës dhe Llapit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës./Lajmi.net/