Ramiz Lladrovci e konfirmon: Po, kam drekuar me zonjën Albulena Haxhiu

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar të enjten me Albulena Haxhiun, nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e ka konfirmuar vetë Lladrovci, i cili tha se me Haxhiun ka drekuar në një restaurant për çështje “personale”. “Po, sot kam drekuar me znj. Haxhiu, në “Blinajë”, në Fushticë, dhe ishte…

Lajme

06/11/2025 19:49

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar të enjten me Albulena Haxhiun, nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Lladrovci, i cili tha se me Haxhiun ka drekuar në një restaurant për çështje “personale”.

“Po, sot kam drekuar me znj. Haxhiu, në “Blinajë”, në Fushticë, dhe ishte drekë e lidhur me çështje krejt personale. Besoj e dini se gjyshin e saj, Bacën Ahmet e kam pasur mik dhe njeri shumë të besueshëm gjatë kohës së ilegales, prandaj, është çështje personale”, tha Lladrovci për VOX Kosova.