Ramadani thotë se Gjilani fitoi me meritë, Dallku ankohet në ndarje të drejtësisë
Gjilani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Dukagjinit në rrugën drejt arritjes së objektivit, e që është sigurimi i një vendi që dërgon në garat evropiane. “Kuqebardhët” triumfuan 2:0 kundër Dukagjinit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, në kuadër të javës së 32-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net. Trajneri…

Sport
Gjilani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Dukagjinit në rrugën drejt arritjes së objektivit, e që është sigurimi i një vendi që dërgon në garat evropiane.
“Kuqebardhët” triumfuan 2:0 kundër Dukagjinit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, në kuadër të javës së 32-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net.
Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur me fitoren ndërsa tha se ajo ishte e merituar.
“Duhet të jemi të kënaqur se nuk e kemi lejuar kundërshtarin të na rrezikojë që nga fillimi i ndeshjes. Menaxhuam shumë mirë edhe rezultatin pas avantazhit. Na ka ndodhur të tërhiqemi prapa pas avantazhit. Sot jemi tërhequr në minutat e fundit pasi kundërshtari nuk kishte çfarë të humbte dhe dilte me pesë lojtarë para. Mendoj që me plot meritë arritëm te ky trepikësh. I uroj futbollistët për fitoren. Falënderoj edhe tifozët që na mbështetën dhe shpresoj që deri në fund të na rrinë afër. Jemi afër Evropës, por duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Ramadani për Art Sport.
“Duke parë orarin e ndeshjeve, u thash lojtarëve që kjo është një finale e vogël sepse kemi orar të vështirë, por e kemi qetësinë. Deri në fund kemi mundësinë të mos pësojmë asnjë humbje. Mund të luajmë edhe për barazime. Çdo pikë deri në fund do ta ketë vlerën e tre pikëve”, theksoi ai.
Në anën tjetër, shefi i shtabit teknik te Dukagjini, Armend Dallku u ankua në çështje të referimit.
“Në pjesën e parë nuk patëm paraqitje të mirë ku edhe pranuam një gol që mund të ishte i evitueshëm, U kthyem në pjesën e dytë, por nuk jam i kënaqur me punën e referimit edhe pse nuk dua të futem më thellë pasi gjithçka u pa brenda lojës ku kishte ndaj tendencë ndaj nesh. Mirëpo, në do të luftojmë deri në fund ndaj secilit kundërshtar dhe do të shohim ku do të përfundojmë”, deklaroi Dallku.
Gjilani me këtë fitore “blindon” pozitën e tretë me 50 pikë, vend ky që dërgon në garat evropiane. Gjilani është tetë pikë tani larg Prishtinës që zë vendin e katërt.
Dukagjini i Klinës mbetet i pesti me 41 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/