Ramadani: Kosova e ka përkrahjen për anëtarësimin në NATO

Burim Ramadani, ka thënë se Kosova është partner serioz i NATO-s.

Lajme

05/04/2019 11:14

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova është partner serioz i NATO-s dhe që nga ta kanë marrë përvoja, shkollime e trajnime profesionale.

Ramadani, ka shtuar më tej se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qëllim shtetëror dhe që ka përkrahje unanime popullore.

“Ne kemi marrë përvoja, shkollime e trajnime profesionale nga NATO dhe shtetet anëtare. FSK-ja sot është e ndër-verpueshme plotësisht me NATO-n.

Kosova është partner serioz i NATO-s.

Anëtarësimi në NATO për ne është qëllim shtetëror dhe ka përkrahje unanime popullore”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Postimi i plotë:

Ne kemi marrë përvoja, shkollime e trajnime profesionale nga NATO dhe shtetet anëtare. FSK-ja sot është e ndër-verpueshme plotësisht me NATO-n.

Kosova është partner serioz i NATO-s.

Anëtarësimi në NATO për ne është qëllim shtetëror dhe ka përkrahje unanime popullore.

Kemi bashkëpunim në baza ditore me NALT-in, që na ndihmon në zhvillimin e standardeve demokratike.

Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë. /Lajmi.net/