Ramadani: Kosova dhe NATO të përmirësojnë raportet e ndërveprimit në kohë reale 24/7 – Serbe ende provokon destabilitet

Analisti i Sigurisë dhe ish shefi i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Kosova dhe NATO duhet të përmirësojnë raportet e ndërveprimit në kohë reale 24/7. Ai ka thënë se për këtë duhet arritja e aranzhmaneve të reja operacionale, objektiv e cila sipas Ramadanit arrihet vetëm nëse ndërron qasja politike e Kosovës, duke bërë Kosovën…

Lajme

04/11/2025 21:19

Analisti i Sigurisë dhe ish shefi i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Kosova dhe NATO duhet të përmirësojnë raportet e ndërveprimit në kohë reale 24/7. Ai ka thënë se për këtë duhet arritja e aranzhmaneve të reja operacionale, objektiv e cila sipas Ramadanit arrihet vetëm nëse ndërron qasja politike e Kosovës, duke bërë Kosovën aktive e jo reaktive.

Ky reagim i Ramadanit ka ardhur pasi xhandarmëria serbe ka rrëmbyer dhe plagosur një qytetar serb të Kosovës në territorin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Inkurzioni i Xhandarmërisë së Serbisë brenda territorit të Kosovës është tregues i qartë se Serbia edhe më tutje dhe vazhdimisht provokon destabilitet. Sidomos në kohët kur protestat e studentëve në Novi Sad e në Beograd lëkundin pushtetin autoritar të Vuçiqit, lëvizja destabilizuese e Serbisë drejtohet kah Kosova. Në anën tjetër, shteti i Kosovës duhet të jetë proaktiv në fushën e sigurisë dhe të diplomacisë. Komunikimi intensiv me NATO/KFOR ka qenë dhe është domosdoshmëri praktike dhe përmbajtjesore”, ka shkruar Ramadani. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: