Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit të zbardhen më shpejt, duhet përgjegjësi e transparencë
Eksperti i sigurisë Burim Ramadani, ka bërë thirrje që të zbardhen rastet e kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës dhe shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit që kishte ndodhur muaj më parë. Ai ka thënë se për dy rastet duhet mbështetja ndërkombëtare, duke shtruar se “nuk jemi shtet që nuk zbardh veprime terrori, veproni më…

Lajme
Eksperti i sigurisë Burim Ramadani, ka bërë thirrje që të zbardhen rastet e kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës dhe shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit që kishte ndodhur muaj më parë.
Ai ka thënë se për dy rastet duhet mbështetja ndërkombëtare, duke shtruar se “nuk jemi shtet që nuk zbardh veprime terrori, veproni më shpejtë e më saktë”, është shprehur ai.
Reagimi i tij i plotë:
Kërcënimi me bombë tash dhe shpërthimi para 7 muajsh në Kanalin e IbërLepencit – të zbardhen dhe të ketë transparencë!
1. Mbështetja ndërkombëtare është e domosdoshme për personin që ka kërcënuar me bombë Kuvendin e Kosovës.
Jo vetëm arrestimin dhe vendosjen para drejtësisë në Kosovë, por edhe zbërthimin e zinxhirit të kësaj natyre të Luftës Hibride kundër Kosovës.
2. Në të njëjtën kohë, duhet transparencë edhe ndërkombëtare për rastin terrorist të shpërthimit në Kanalin e Ibër-Lepencit.
Më 29 nëntor 2024, mbi 7 muaj më parë, një shpërthim tronditës terrorist ndodhi në Kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Nuk jemi shtet që nuk zbardh veprime terrori!
Veproni më shpejt, më saktë!
Duhet përgjegjësi e transparencë!