Ramadani: Kemi me pas kolaps, Avni Dehari të japë dorëheqje
Analisti Burim Ramadani alarmoi për bllokadën në vend, duke paralajmëruar kolapsin. Ai në Pressing në T7 tha se “ndodhemi në kolaps institucional dhe politik”. I njëjti i bëri thirrje Avni Deharit të japë dorëheqje, sepse “ është e dëmshme për shtetin dhe institucionet”, pohoi Ramadani. “Deklarata e VV-së është paralajmërim për aksion politik, duke mos…

Lajme
Analisti Burim Ramadani alarmoi për bllokadën në vend, duke paralajmëruar kolapsin.
Ai në Pressing në T7 tha se “ndodhemi në kolaps institucional dhe politik”.
I njëjti i bëri thirrje Avni Deharit të japë dorëheqje, sepse “ është e dëmshme për shtetin dhe institucionet”, pohoi Ramadani.
“Deklarata e VV-së është paralajmërim për aksion politik, duke mos i përfshirë as protestat edhe kundër Gjykatës Kushtetuese dhe kundër paranojës që ata kanë hy ‘që po dojnë me na vjedhë vullnetin e popullit’, vullneti është qaj që është”, tha Ramadani në Pressing.
“Kolaps institucional e politik jemi duke pa dhe ka me u thellu, a besoni që ka ministri të cilët zyrtarët refuzojnë me rend me u bo ushtrues detyre i sekretarit të ministrisë. Kemi me pas kolaps financiar”, u shpreh Ramadani.