Ramadani i AAK-së pas vendimit të Kushtetueses: Dështoi Loja e pushtetarëve
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ramadani ka thënë se me sot dështoi Loja e pushtetarëve. “Le ta mësojnë këta pushtetarët: Kushtetuta nuk është cope letre këshilluese dhe afatet kushtetuese nuk janë dekor. Gjykata Kushtetuese konstatoi qartë se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30 ditësh. Madje, edhe…
Lajme
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ramadani ka thënë se me sot dështoi Loja e pushtetarëve.
“Le ta mësojnë këta pushtetarët: Kushtetuta nuk është cope letre këshilluese dhe afatet kushtetuese nuk janë dekor.
Gjykata Kushtetuese konstatoi qartë se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30 ditësh. Madje, edhe përcaktoi pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi.
Deri më 6 tetor ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje.
Një dështim total i lojës së pushtetarëve!
Krejt çka kanë bërë nga 8 gushti e deri më 13 shtator, Gjykata ua hodhi poshtë” shkruan Ramadani në reagim.