Nëse dështon zgjedhja e Presidentit, këto janë datat e mundshme për zgjedhje!
Gjykata Kushtetuese ka dal me vendim sa i përket kërkesës së PDK-së, për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë. Kushtetuesja konstatoi se konstituimi i Kuvendit është bërë me vonesë dhe se afati ka qenë me 6 gusht, transmeton lajmi.net. Por, Qeveria e zgjedhur me 13 shtator është legjitime dhe se nuk është shkelur Kushtetuta…
Lajme
Gjykata Kushtetuese ka dal me vendim sa i përket kërkesës së PDK-së, për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë.
Kushtetuesja konstatoi se konstituimi i Kuvendit është bërë me vonesë dhe se afati ka qenë me 6 gusht, transmeton lajmi.net.
Por, Qeveria e zgjedhur me 13 shtator është legjitime dhe se nuk është shkelur Kushtetuta në këtë rast.
Afatet për zgjedhje të Presidentit kanë filluar që nga data 6 gusht, kur është dashur të konstituohet Kuvendi.
Kuvendi i Kosovës ka afat deri me 6 tetor që të zgjedh Presidentin e ri të vendit.
Nëse dështon ta bëj këtë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje.
Data opsionale për të shkuar në zgjedhje janë 8 nëntor apo 15 nëntor./lajmi.net/