Ramadani: Halli i Kurtit nuk është Kuvendi por Qeveria për të cilën i ka veç 56 vota
Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani, tha se nuk pritet ndonjë zhvillim pozitiv nga seanca e nesërme në Kuvend. Ramadani tha se tashmë qartësisht po dihet se tema e kësaj bllokade nuk është kryetari i Kuvendit. Ai tha se se i njëjti në momentin që ka dëshirë e zgjedh kryekuvendarin duke kandiduar, Glauk…

Lajme
Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani, tha se nuk pritet ndonjë zhvillim pozitiv nga seanca e nesërme në Kuvend.
Ramadani tha se tashmë qartësisht po dihet se tema e kësaj bllokade nuk është kryetari i Kuvendit.
Ai tha se se i njëjti në momentin që ka dëshirë e zgjedh kryekuvendarin duke kandiduar, Glauk Konjufcën, që sipas i merr të paktën 86 vota.
“Jo, fatkeqësisht për stabilitetin institucional, nuk pres ndonjë zhvillim nesër. Qartësisht, tema e kësaj bllokade nuk është Kryetari i Kuvendit. Sepse, Kurti kur të ka dëshirë e zgjedh Kryetarin e Kuvendit. Veç e propozon Glauk Konjufcën dhe i merr të paktën 86 vota për Konjufcën” tha Ramadani.
Ramadani tha se halli i Kurtit është Qeveria e që deri tani i ka vetëm 56 vota.
“Halli i Kurtit është Qeveria. Për Qeverinë Kurti 3 deri më tash i ka vetëm 56 vota momentalisht” tha Ramadani për “Gazeta Blic”.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese kishte vendosur një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.
Nesër pritet të mbahet seanca e fundit, e 52-të brenda këtij afati kushtetues.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut, kandidaturë e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme nga ish-partitë opozitare.