Ramadan Mujës i dorëzohet aktgjykimi

Gjykata Themelore i ka dorëzuar sot aktgjykimin kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja. Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha.

Lajme

14/05/2014 16:20

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, i është dorëzuar sot aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar avokati i Mujës , Ruzhdi Berisha, për PrizrenPress.

Berisha tha se aktgjykimi i është dërguar edhe kryetarit Ramadan Muja.

“Po sot e kam marrë aktgjykimin e kryetarit. Edhe kryetari e ka marrë aktgjykimin edhe unë”,tha  Berisha.

Ai paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë ndaj aktgjykimit të Ramadan Mujës.

“Sigurisht që do të ankohemi. Bile ankesën e kam të gatshëm vetëm do të procedoj”,tha Berisha, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në muajin mars të këtij viti është shpall fajtor dhe është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga një trup gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Bashkë me Mujën fajtor janë shpallur edhe pesë ish-drejtorë të tij, të mandatit të kaluar, por ata janë dënuar më pak se sa shefi i tyre.

Pala mbrojtëse e të akuzuarve ka paralajmëruar ankesë, ndërsa nëse vendimi i shkallës së parë konfirmohet nga Gjykata e Apelit, atëherë në Prizren duhet të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.