Rama vazhdon me emërimin e drejtorëve, emëron Bujar Gashin në krye të shëndetësisë në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se e ka emëruar Bujar Gashin si drejtor të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës. Ai ka thënë se Gashi sjell me vete një përvojë të gjatë profesionale dhe besimin e madh qytetar, si asamblisti më i votuar në zgjedhjet e fundit. “Ky besim është dëshmi e…

Lajme

23/04/2026 13:00

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se e ka emëruar Bujar Gashin si drejtor të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Ai ka thënë se Gashi sjell me vete një përvojë të gjatë profesionale dhe besimin e madh qytetar, si asamblisti më i votuar në zgjedhjet e fundit.

“Ky besim është dëshmi e përkushtimit të tij në shërbim publik, dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe vizion për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Rama.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për drejtorin e deritanishëm, Izet Sadiku.

“Gjatë mandatit të tij, ai ka dëshmuar jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve dhe sistemit shëndetësor. Me punën e tij, korrektësinë në vendimmarrje dhe qasjen gjithmonë njerëzore, ai ka vendosur standarde të larta për drejtimin e këtij sektori. Faleminderit z.Sadiku për përkushtimin dhe profesionalizmin që do të mbeten referencë për të ardhmen. Suksese në angazhimet e ardhshme! Urime z.Gashi për detyrën e re dhe suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: