Rama: Shqipërinë ta bëjmë Evropë të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Edi Rama, tha se të martën pas konferencës së tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, se synojnë të mbyllin negociatat deri në vitin 2027. Ai foli në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto – shtetit që mban Presidencën e Këshillit të BE-së. Rama tha se Shqipëria “i ka bërë…
Lajme
Kryeministri Edi Rama, tha se të martën pas konferencës së tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, se synojnë të mbyllin negociatat deri në vitin 2027.
Ai foli në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto – shtetit që mban Presidencën e Këshillit të BE-së.
Rama tha se Shqipëria “i ka bërë detyrat e shtëpisë”.
Sipas tij anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të mbyllet brenda kësaj dekade.
“Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor, të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret dhe duam të sigurohemi i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027, dhe me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade”, tha Rama.
Rama tha se shpreson ta bëjnë Shqipërinë, Evropën e Ballkanit Perëndimor.
“Është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Evropës, që ne ta shohim të ardhmen në Bashkimin Evropian, prandaj ne duam të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur dhe besoj të gjithë ne shpresojmë ta bëjmë Shqipërinë Evropën e Ballkanit Perëndimor, sepse jemi mirë të pozicionuar për ta bërë këtë”, tha Rama.
Në Bruksel është mbajturkonferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Evropian, për hapjen e grupkapitullit të VI të negociatave.
Rama, i cili po e kryeson delegacionin shqiptar, tha të martën se ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe sipas tij po bëhet sipas planit.
Kjo konferencë vjen para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet të mërkurën.
Pas shumë vjet pritje, më 15 tetor Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Tirana zyrtare ishte ndarë nga paketa me Maqedoninë e Veriut ku për një periudhë disa vjeçare vendimet ishin marrë për të dy vendet njëkohësisht.