Igballe Huduti merr pjesë në protestën në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në lidhje me protestat masive që po zhvillohen në kryeqytetin e Shqipërisë, për projektin në Zvërnec. Ai ka publikuar fotografi të një nga protestueseve që është Igballe Huduti e për çka ka thënë se është “përfituese”. “Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në lidhje me protestat masive që po zhvillohen në kryeqytetin e Shqipërisë, për projektin në Zvërnec.
Ai ka publikuar fotografi të një nga protestueseve që është Igballe Huduti e për çka ka thënë se është “përfituese”.
“Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë”, ka thënë Rama.
Ai ka publikuar edhe një foto të gruas së njëjtë, që ka thënë se është i njëjti personazh i ardhur “me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani”.
“Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, ka shtuar Rama.
Huduti është nga Kosova dhe është shumë e pranishme në botën mediatike në vend duke folur për fenë, për çka shpesh kritikohet se nuk e mëson mirë atë. Huduti kishte kërkuar edhe të bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova, por që për shkaqe familjare iu kishte pamundësuar. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: