Rama për menaxhimin e mbeturinave: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për problemin me mbeturina në Prishtinë. Ai ka thënë se PDK-ja me Uran Ismailin dhe Petrit Reçicën, e udhëheqin ndërmarrjen Pastrimi. Sipas tij, PDK dhe VV kanë vendosur ta heqin nenin që lejonte ndihmë nga sektori privat për pastrimin e qytetit. “Uranin s’di qysh ka fytyrë me dalë…

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për problemin me mbeturina në Prishtinë. Ai ka thënë se PDK-ja me Uran Ismailin dhe Petrit Reçicën, e udhëheqin ndërmarrjen Pastrimi.
Sipas tij, PDK dhe VV kanë vendosur ta heqin nenin që lejonte ndihmë nga sektori privat për pastrimin e qytetit.
“Uranin s’di qysh ka fytyrë me dalë me fol për mbeturina, kur dihet ai me shokun e tij e menaxhojnë Pastrimin. Edhe kur dihet qartë që asamblisti i tij PDK dhe VV kanë votuar me hek nenin me hek sektorin privat me u marrë me pastrimin, është i pafytyrë, kur ai e ka edhe gruan e drejtorit të Pastrimit asambliste. Organizatë e menaxhuar nga Uran Ismaili, Petrit Reçica”, tha Rama në Pressing në T7.