Rama për gjendjen me reshjet e vazhdueshme: Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dal me një reagim në lidhje me reshjet e vazhdueshme. Rama në reagimin e tij ka shkruar se ekipet e kryeqytetit deri më tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë…

Lajme

06/01/2026 16:03

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dal me një reagim në lidhje me reshjet e vazhdueshme.

Rama në reagimin e tij ka shkruar se ekipet e kryeqytetit deri më tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll.
Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar./lajmi.net/