Rama njofton mbajtjen e Panairit të Turizmit në Berlin, publikon një video duke prezantuar Shqipërinë në gjuhë të ndryshme përmes AI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në Berlin do të organizohet Panairi i Turizmit, ku do të prezantohen bukuritë shqiptare. Lajmin shefi i qeverisë e ka bërë të ditur përmes një video të krijuar me inteligjencë artificiale të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet duke folur në gjuhë të ndryshme të botës, teksa…

Lajme

03/03/2025 09:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në Berlin do të organizohet Panairi i Turizmit, ku do të prezantohen bukuritë shqiptare.

Lajmin shefi i qeverisë e ka bërë të ditur përmes një video të krijuar me inteligjencë artificiale të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet duke folur në gjuhë të ndryshme të botës, teksa prezanton Shqipërinë.

Rama thotë po ashtu se në video të ndryshme që do të publikojë gjatë këtij panairi, do të shihet shpesh duke folur gjuhë të ndryshme të cilat nuk i di, por që janë gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.

“Mirëmengjes dhe me videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Video e tij: